Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani në Premier League. Sunderland ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest.
“Macet e zeza” gjetën golin në minutën e 38-të me mbrojtësin paraguajan, Omar Alderete, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Granit Xhakës nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
Asist i tretë për mesfushorin me origjinë shqiptare në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni në Premier League, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Sunderland fiton 0-1 dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë.







