Superliga: Partizani komandon renditjen te meshkujt, Pogradeci “kap” Dinamon në krye te femrat

11 Mars 2026
10:20
Telesport
back button

Janë zhvilluar dy ndeshjet e prapambetur të javës së 11-të të Superligës në volejboll për meshkuj e femra, ku në fushë kanë zbritur ekipet kryesuese të secilës kategori.

Te femrat, Pogradeci mposhti me lehtësi 3-0 Vllazninë (25-15, 25-20, 25-12). Ky është suksesi i 11-të sezonal për pogradecaret, që nuk kanë asnjë humbje deri më tani. Ato ndajnë kryesimin bashkë me Dinamon, me të cilën do të luajnë këtë fundjavë.

Te meshkujt, Partizani kampion fitoi me vështirësi 3-2 ndaj Skënderbeut në kryeqytet (25-23, 21-25, 25-23, 21-25, 15-13). Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me “të kuqtë” që mbrojnë kreun e renditjes, madje shkojnë +6 pikë ndaj ndjekësve më të afërt.

Superliga-Femra, java e 11-të (e prapambetur)

Pogradeci – Vllaznia, 3-0

Renditja: Pogradeci 30 pikë, Dinamo 30 pikë, Tirana 27 pikë, Skënderbeu 17 pikë, Partizani 13 pikë, Vllaznia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Korabi 0 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e 11-të (e prapambetur)

Partizani – Skënderbeu, 3-2

Renditja: Partizani 23 pikë, Tirana 17 pikë, Vllaznia 17 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Erzeni 14 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit