Surprizon kampionia e botës, poston foto nudo dhe me titujt

15 Nëntor 2019
10:57
Telesport
back button

Amanda Nunes, kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse (mban titullin kampion bote në peshën “featherweight”-pesha 61-66kg dhe “bantamweight”-pesha 57-61), nuk i ndahet fotove pikante. Në faqen e saj zyrtare në “Twitter” ajo ka postuar sërish foto nudo, por e mbuluar në pjesët intime me dy gjerdanët e titujve kampionë.

Amanda Nunes

Nunes ka postuar këto foto për të promovuar sfidën e saj të ardhshme, atë ndaj Germaine de Randamie, në eventin UFC-245, që do të zhvillohet më 14 dhjetor në Las Vegas. “Kjo është fotoja zyrtare, gjysmë nudo”, shkruan ndër të tjera Nunes, që si gjithnjë nuk nguron të tregojë format e saj. 

“Luanesha” është gati për viktimën e radhës…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit