Surprizon Usyk, zbulon emrin e rivalit të radhës dhe ai është një ish-kampion bote

3 Dhjetor 2025
10:48
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk dëshiron të mbrojë titujt kampionë bote të peshës së rënda kundër amerikanit Deontay Wilder. Ky i fundit ka qenë ish-kampion bote në peshën e rëndë dhe e ka mirëpritur një përballje kundër kampionit të unifikuar.

Usyk nuk duelon që nga fitorja me KO ndaj Daniel Dubois në revanshin e zhvilluar në korrik. Ndërsa Wilder ka patur një mbretërim të gjatë si kampion i kategorisë WBC. Duke folur në konventën e WBC në Tajlandë, Usyk i tha Boxing King Media: “Dua të luftoj me Deontay Wilder. Mendoj se është interesante”.

Ky djalë ka qenë kampion bote, ky është një djalë shumë i famshëm, ky është një djalë i fortë. Ai është një nga peshat e rënda më të mëdha të 10 viteve të fundit“, deklaroi Usyk, duke befasuar me këtë zgjedhje..

Ndërsa Wilder, i cili u rikthye në ring me një fitore me KO ndaj Tyrrell Anthony Herndon në qershor, u shpreh dakord për një ndeshje kundër ukrainasit. “Usyk është një kampion i shkëlqyer. Kemi plane për vitin e ardhshëm dhe do të donim që Oleksandr Usyk të ishte pjesë e tyre”, tha Wilder.

Nëse marrim ofertën e duhur, do të ishim të hapur për këtë sfidë“, shtoi amerikani. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por palët pritet të diskutojnë për një duel të mundshëm në pranverën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit