Trajneri Sylvinho e ka filluar konferencën e sotme për shtyp duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në një moshë shumë të re të gazetarit të njohur, Saimir Demi. Më pas, braziliani iu kthye analizës së tij për ndeshjen e nesërme, ku tha se mund të ketë 2-3 ndryshime në formacion, në krahasim me atë ndaj Anglisë.
“Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Saimir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim për të gjithë familjarët e tij. Futbolli është i vështirë për të gjithë. Mëson nga gabimet dhe rinisesh. Ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë. Është shumë e vështirë të luash ndaj Anglisë. Kanë lojtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë dhe që bëjnë diferencën në fushë.
Ishim në lojë deri të goli i dytë. Me ekipe të tilla, nëse nuk je i përqendruar mund të pësosh 5-6 gola. Nesër duhet të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. E kamë parë ndeshjen e tyre ndaj Letonisë, e vendosi një goditje standarde.
Futbolli është i vështirë por duhet të gjejmë hapësirën e duhur, e njoh trajnerin e tyre, do të bëjmë ndryshime në aspektin strategjik të lojës. Ndaj tyre e gjithë loja do luhet lart. Mund të kemi 2-3 ndryshime nesër në formacion”, tha Sylvinho.







