“Takimi me Khabib do të zgjasë vetëm 5 minuta, dua një PO ose JO”

14 Janar 2021
11:24
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White u shpreh të enjten se nuk pret që takimi që ai do të zhvillojë me Khabib Nurmagomedov të jetë i komplikuar. Ata do të takohen ditët në vijim në Abu Dhabi, ku pas 10 ditësh do të organizohet eventin UFC-257.

Khabib Nurmagomedov, 29 fitore, 0 humbje, deklaroi se do të tërhiqet nga sporti në fund të shtatorit të kaluar, por nuk mungojnë spekulimet se ai mund të rikthehet edhe për një duel të fundit.,

Do të jetë një takim që do të zgjasë vetëm 5 minuta. Nuk kemi shumë gjëra për të thënë. Do të jetë vetëm një PO ose JO përgjigjja që khabib do të më japë nëse do të do të rikthehet sërish në kafaz”, u shpreh Dana White.

Gjithsesi, numri 1 i arteve marciale mikse është optimist se përgjigjja e rusit do të jetë pozitive. “Herën e fundit Khabib ishte emocional kur u shpreh se nuk do të duelojë më. Tani ka patur kohë të reflektojë dhe ndryshojë mendje”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit