Radha e pretendentëve që synojnë të marrin sulmuesin brazilian Rodrygo po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Së fundi edhe PSG është interesuar për sulmuesin 24-vjeçar.
Duket se aventura e tij te Real Madrid, klub ku luan që prej vitit 2019, po shkon drejt fundit. Pas Ancelotti, që nuk e kishte në dispozicion javët e fundit edhe Xabi Alonso po i tregon derën lojtarit.
Për më tepër, te Real Madrid, sulmi është mjaft i mbushur me lojtarë dhe Rodrygo e di se do të duhet të përballet me një konkurrencë të fortë. Ndaj, PSG po monitoron situatën, duke shfaqur interes.
Nuk ka për të qenë e lehtë për parizienët apo çdo klub tjetër, pasi lojtari kushton rreth 110 milionë euro, duke qenë se kontrata e tij me “los blancos” skadon në vitin 2028.







