Të gjithë përmendin Mbappe, por Olise shkruan historinë në Kupën e Botës

19 Korrik 2026
9:41
Telesport
back button

Franca dhe Anglia dhuruan spektakël në “finalen e vogël” për vendin e tretë, duke shënuar plot 10 gola dhe në fund fituan “Tre Luanët” me shifrat 4-6. Kylian Mbappe shënoi dy gola, duke shkuar kështu në kuotën e 10 golave në këtë Botëror dhe me shumë mundësi do të jetë “Këpuca e Artë” e këtij Botërori.

Ndërkohë, Michael Olise dha dy asiste dhe vendos një rekord të jashtëzakonshëm me 7 asiste gjatë një edicioni të vetëm të Kupës së Botës, duke lënë pas legjendat si Pele dhe Maradona me nga 6 asiste.

Asistuesi më i mirë në histori është Lionel Messi me 12 asiste në të gjitha pjesëmarrjet në Kupat e Botës. Këtë edicion, Messi numëron 4 asiste, por duket e vështirë që të arrijë rekordin e Olise, duke qenë se ka mbetur vetëm finalja e sotme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit