Te Milan bien dakord për emrin e duhur në sulm, nis puna për të gjetur 60 milionë euro

10 Maj 2024
11:31
Telesport
back button

Te Milan kanë vendosur për sulmuesin që do të veshë fanellën kuqezi sezonin tjetër. Në unanimitet, të gjithë janë dakord për Benjamin Sesko, 16 gola dhe dy asistime këtë vit me skuadrën e Leipzig në Bundesliga.

Slloveni është emri i parë në listën e kuqezinjve për të zëvendësuar Olivier Giroud sezonin e ardhshëm. Sulmuesi, që ka një kontratë deri në qershor të vitit 2028 me gjermanët, i ka bërë të gjithë të bien dakord.

Sesko ka një klauzolë lirimi të vlefshme nga vera e ardhshme që sigurisht e bën marrëveshjen të vështirë, por të realizueshme. Për ta rrëmbyer atë nga Leipzigdhe nga konkurrenca e madhe, duhen 65 milionë euro.

Një shifër që “djalli” do të përpiqet ta negociojë me skuadrën gjermane, duke shfrytëzuar një marrëveshje paraprake me lojtarin. Sesko është rritur me Ibrahimovic si pikë referimi, ndaj asgjë nuk është e pamundur.

Gjithesi, Sesko mund të mos jetë i vetmi përforcim në sulm, pasi skuadra ka nevojë edhe për një lojtar tjetër të vlefshëm për të përballuar një vit të gjatë dhe me shumë ndeshje.

Për këtë arsye, kuqezinjtë po vlerësojnë ofertat për lojtarët e skuadrës aktuale. Nga Maignan te Theo Hernandez e Rafael Leao, të gjithë kanë një çmim sepse duhen gjetur 60 milionët që duhen për Sesko dhe të blerjet e tjera.

Zirkzee, kostoja e të cilit është e ngjashme me atë të Sesko, vazhdon të jetë një profil që te Milan nuk hidhet poshtë. Milan ka gjetur një marrëveshje ekonomike me agjentin e tij dhe është gati të trokasë në derën e Bolonjës.

Milani sigurisht që nuk do të kapet i papërgatitur dhe tashmë ka nisur të lëvizë lojtarët e tij disa kohë më parë. Do të jetë një verë tjetër e nxehtë, kjo është e sigurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit