Të paktën një muaj i ndalur, dëmtimi përmbys planet e Mancini-t

26 Tetor 2021
19:24
Denis Hakanaj
back button

Nuk kanë ardhur lajme të mira për Italinë e Roberto Mancini-t.

Marco Verratti do të duhet të qëndrojë larg fushave për të paktën katër javë dhe nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares së tij për ndeshjen kundër Zvicrës, vendimtare për kualifikimin në Katar 2022.

Ka rezultuar më i rëndë nga sa ishte parashikuar dëmtimi i pësuar nga ylli i PSG-së në ndeshjen kundër Marseille.

Një dëmtim që do ta detyrojë Verratti-n të humbasë ndeshjet që Italia do të luajë kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut dhe që vë në dyshim edhe praninë e tij në Champions League të fund nëntorit mes PSG-së dhe Manchester City-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit