Manchester City zhgënjeu në finalen e FA Cup, ku u mund 1-0 nga Crystal Palace. Mesfushori Bernardo Silva u shpreh se ishte i zhgënjyer nga ky rezultat dhe fakti që skuadra e mbylli sezonin pa trofe.
“Ishte një zhgënjim i madh për ne. E dinim se do të përballeshim me një ekip të fortë. Ata mbrojnë shumë thellë dhe janë shumë të durueshëm, duke pritur momentin e duhur për të kundërsulmuar”, tha Silva.
Portugezi pranoi një ngërç në sulm: “Na mungonte cilësia për të përfunduar me sukses lëvizjet sulmuese. Patëm 3-4 raste, humbëm edhe një penallti, por ky është futbolli, ky ka qenë një sezon i vështirë. Përgëzoj kundërshtarët”.
Lidhur me vendimin që Omar Marmoush të ekzekutojë penalltinë në vend të Erling Haaland, Silva shpjegoi: “Nuk e di. Normalisht Erling e bën goditjen, por ata vendosën që Omar ta bënte atë. Unë nuk kam qenë i përfshirë në vendim, kështu që nuk jam i sigurt”.
Së fundi, një koment emocionues për Kevin De Bruyne, i cili luajti finalen e tij të fundit të madhe me City: “Është e trishtueshme që nuk mundëm të fitonim për të. Ne donim t’i jepnim këtë trofe, ai e meriton atë. Nuk mund ta imagjinoj gjithë këtë sukses pa të“.
“Kevin është një mik i madh, jam i trishtuar që e shoh të largohet. Shpresoja që ai të qëndronte më gjatë, por kjo është jeta. I uroj atij më të mirat“, tha Bernardo Silva.







