Ten Hag i “shpall luftë” Granit Xhakës: Nuk ka më largime, ai ka ende 3 vite kontratë këtu

23 Korrik 2025
8:15
Telesport
back button

Gjërat nuk po duken mirë për Granit Xhakën. Mesfushori zviceran, i cili është lidhur me klube të mëdha të Serie A këtë merkato, nuk duket se është i etur të vazhdojë karrierën e tij te Bayer Leverkusen. Agjenti i tij José Noguera ka qenë shumë elokuent në lidhje me situatën.

Kemi arritur një marrëveshje në parim me Sunderland. Graniti dëshiron të kthehet në Premier League. Sunderland mezi po e pret dhe lojtari dëshiron të luftojë për të. Shpresojmë që Leverkusen ta respektojë kërkesën tonë. Shpresojmë për një marrëveshje midis klubeve”, tha agjenti i Xhaka.

Një deklaratë që nuk u prit mirë nga trajneri aktual Erik ten Hag, i cili tha: “Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarë të dojë, por ky klub tashmë ka lënë të lirë tre lojtarë të rëndësishëm dhe ne nuk do të lëmë më asnjë”.

Graniti është një lider, ai ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij këtu“, tha më tej ten Hag. Edhe CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, kohët e fundit foli për këtë çështje, duke shprehur vlerësimin e tij për lojtarin.

Granit e di që ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, një lider. Ai ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij dhe dëshira dhe objektivi ynë është që ai të qëndrojë me ne”, tha Carro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit