Tension te Wolfsburg, lojtarët përplasen fizikisht në stërvitje! Skuadra, në vendin e 12-të

2 Maj 2025
16:18
Telesport
back button

Wolfsburg po kalon një fazë delikate jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në marrëdhënien e lojtarëve me njëri-tjetrin.

Trajneri Ralph Hassenhuttl ka pranuar se gjatë stërvitjes së të martës ka ndodhur një përplasje fizike ndërmjet futbollistëve Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura.

“Ujqërit” aktualisht janë në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit në Bundesligë, duke mos gjetur ritmin e duhur. Kjo ka bërë që skuadra të humbasë qetësinë.

“Emocionet janë të pashmangshme në futboll. Njëri nga lojtarët e kaloi cakun dhe ne nuk e tolerojmë këtë. Lojtari do të marrë dënimin sipas rregullores. Është e rëndësishme që të dy të kërkojnë falje dhe të ecim përpara si ekip”, deklaroi Hassenhuttl.

Sipas “Kicker”, iniciatori i përleshjes ishte Mohammed Amoura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit