Ter Stegen operohet me sukses, koha e mungesës në fushat e blerta mbetet pezull

30 Korrik 2025
7:30
Alfred Lleshi
back button

Marc-André ter Stegen iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të martë. Portieri gjerman, pasi kaloi disa ditë duke vlerësuar opsionet më të mira, vendosi të operohej për të zgjidhur përfundimisht problemet në shpinë, që i kishin penguar pjesëmarrjen e plotë në fazën përgatitore me Barcelonën.

Kapiteni i katalanasve udhëtoi të hënën pasdite drejt Bordosë dhe u operua nga doktoresha Amélie Léglise, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit katalanas, në “Sports Clinic Bordeaux Mérignac”.

Me këtë ndërhyrje, Ter Stegen nis tani periudhën e rikuperimit, por pikërisht koha e mungesës në fushat e blerta ka krijuar tension mes lojtarit dhe klubit, tension që ende nuk është zgjidhur. Në raportin zyrtar të ndërhyrjes, Barcelona nuk specifikoi ndonjë kohë rikuperimi të portierit gjerman, duke u shprehur thjesht se “evolucioni do të diktojë kur ai do të jetë i gatshëm”.

Në këtë mënyrë, fjalën e fundit për klasifikimin e mungesës do ta ketë La Liga. Vetë Ter Stegen publikoi në rrjetet sociale të enjten e kaluar se do të operohej dhe se priste të mungonte rreth tre muaj.

Klubi, nga ana e tij, publikoi po atë të enjte, por pak më vonë, një komunikatë ku jepte detaje mbi vendin ku do të kryhej ndërhyrja, por nuk përmendi një afat të përafërt për rikuperimin. Megjithatë, disa mjekë sugjeronin të paktën 4 muaj mungesë, çka do t’i lejonte Barcelonës të regjistronte tre lojtarët e saj të rinj.

Pikërisht sezonin e kaluar, klubi përjetoi një situatë të ngjashme kur Christensen u dëmtua në fund të gushtit dhe, për shkak se bëhej fjalë për një dëmtim afatgjatë, kjo bëri të mundur regjistrimin e Dani Olmos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit