Tërhiqet edhe Japonia, deri në nëntor do të garohet vetëm në Europë

1 Qershor 2020
11:38
Telesport
back button

Ne po punojmë për të organizuar sa më shumë gara të jetë e mundur gjatë këtij viti”, tha Carmine Ezpeleta, presidenti i Dorna, kompania që organizon garat e botërorit të Moto GP. Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit për të anulluar përfundimisht garën e Çmimit të Madh të Japonisë për shkak të koronavirus.

Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 16-18 tetor në pistën e Motegi, por u ra dakord për t’u anulluar. “Duke parë situatën, kemi vendosur që deri në mesin e nëntorit garat e sezonit 2020 në Moto GP të zhvillohen vetëm në Europë. Këtu do të përpiqemi të zhvillojmë sa më shumë gara të jetë e mundur”, tha Ezpaleta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit