Tetë muajshe shtatzënë, ish-kampionia e botës befason me stërvitjen në palestër (video)

30 Janar 2023
11:47
Telesport
back button

Vetëm se jeni shtatzënë nuk do të thotë se nuk mund të qëndroni në formë. Ajo që tregon se si mund të kalosh kohën dhe të jesh në formë edhe kur jeni shtatzënë është ish-kampionia e botës në artet marciale mikse, holandezja Germaine de Randamie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kampionia e botës në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg)  ka befasuar të gjithë. Është pse 32 javëshe shtatzënë, gati 8 muajshe, ajo nuk i është ndarë palestrës. De Randamie ka veshur dorezat dhe godet jastekun e luftimit.

Shumë e bekuar që jam duke punuar ende me vëllain tim. Ai më mban në formë dhe të aftë gjatë shtatzënisë”, shkroi de Randamie në Instagram, që pritet të bëhët nënë gjatë muajit mars. Ajo ka një rekord prej 10 fitoresh e 4 humbjesh në kafaz. Sfida e saj e fundit në UFC daton më tetor të vitit 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit