Theo Hernandez nuk e harron Milanin, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Mbrojtësi francez ka qenë për një kohë të gjatë titullar në krahun e majtë të kuqezinjve, duke shënuar gola dhe dhuruar asistime për shokët e skuadrës.
Tani fillon një aventurë e re në Arabinë Saudite, pasi u transferua tek Al-Hilal në korrik, megjithatë dëshmon kujdes dhe afeksion për ish-skuadrën e tij.
Mbrojtësi ka publikuar një urim në profilin e tij “X” për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që sonte do të zbresë në fushë kundër Cremonese për javën e parë të Serie A: “Fat të mbarë për sezonin 2025-2026 të Serie A!”
All the best fot the 2⃣5⃣/2⃣6⃣ season of @SerieA 🔴 @acmilan ⚫️ #Memories #SempreMilan pic.twitter.com/5YV5xQELxa
— Theo Hernandez (@TheoHernandez) August 23, 2025







