Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Sky” pas fitores 2-1 ndaj Feyenoord-it, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Champions League.
Uri e shtuar pas kësaj fitoreje…
Ishte një ndeshje e mirë sonte, jemi në çerekfinale dhe kjo është diçka e bukur.
Kavilja të ka shqetësuar, si po shkon?
Më bezdis prej një muaji, po luaj me këtë shqetësim. Ndonjëherë më dhemb, ndonjëherë jo. Ende nuk jam 100% në formë.
Tani Bayern Munich, a mund të mposhtet?
Të gjitha skuadrat në Europë mund të mposhten. Do të jetë një ndeshje e madhe, do të shohim.
Çfarë bisedove me Spike Lee?
Më tha që tani që ai erdhi në ‘San Siro’, unë duhet të shkoj në ‘Madison Square Garden’. Është një idhull dhe një njeri i madh.
A beson te tripleta?
“Kur je tek Interi, luan gjithmonë për të fituar. Nëse i fiton të gjitha deri në fund, mund të ndodhin gjëra të bukura.







