Alaves po përballet me Real Madridin në kuadër të javës së 31-të në La Liga. Madrilenët vijnë në këtë takim pas humbjes 3-0 në “Emirates” ndaj Arsenalit në mesjavë.
Pikërisht këtë gjë kanë përdorur tifozët vendas për të provokuar lojtarët e Realit në ndeshjen e sotme. Ata janë shfaqur në stadium me fanellën e Arsenalit.

Rezultati i ndeshjes është aktualisht 0-0. Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
Realit i duhet me patjetër fitorja për të ruajtur hapin ndaj Barcelonës, ndërsa Alaves-it i duhen pikët për të siguruar mbijetesën.







