Tirana i tregon derën Ardian Nuhiut, gati rikthimi i bujshëm në stolin e bardhebluve

23 Shkurt 2026
19:21
Telesport
back button

Aventura e Ardian Nuhiut si trajner i Tiranës ka marrë fund shumë më shpejt nga sa pritej. Humbja e djeshme ndaj Teutës ka vulosur njëherë e mirë fatin e trajnerit nga Maqedonia e Veriut.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale. KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit bardheblu.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se trajneri i ri i Tiranës do të jetë një njohje e vjetër si Orges Shehi, me të cilin bardheblutë fituan titullin e fundit kampion në vitin 2022.

Mesa duket, klubi bardheblu dhe Nuhiu kanë rënë dakord bashkërisht për të ndarë rrugët, të paktën kështu thueht në njoftimin për shtyp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit