Tirana kualifikohet në finalet play off, Pogradeci e Skënderbeu shkojnë me ndeshje shtesë

13 Prill 2025
19:29
Telesport
back button

Tirana është skuadra e parë finaliste e play off-it në volejboll për femra. Në përfundim të ndeshjeve të dyta gjysmëfinale, bardheblutë avancojnë më tej, ndërsa Skënderbeu e Pogradeci do të shkojnë me ndeshje të tretë.

Në derbin kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit luajtur në Farkë, skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndaj “të kuqve” (25-22, 25-22, 25-27, 25-11), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.

Partizani shpresoi deri në fund për të fituar, por pa sukses. Në tri setet e para loja ishte e ekuilibruar dhe me shumë barazime, ndërsa në setin e katërt Tirana ka epërsi dhe fiton pa probleme.

Në Pogradec, ekipi vendës fitoi 3-2 ndaj Skënderbeut, duke barazuar në 1-1 serinë e sfidave gjysmëfinale. Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me të dyja skuadrat që dueluan deri në fund, por në fund Pogradeci fitoi 3-2 (25-23, 24-26, 26-24, 23-25, 15-13).

Të pesta setet u vendosën në pikët e fundit, madje dy prej tyre shkuan në pikët shtesë. Ekuilibër i madh, por në fund liqenoret arritën të triumfojnë, ndërkohë që sfida e tretë do të luhet në mesjavë në Korcë.

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1

Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1

Nd.2, Partizani – Tirana, 1-3 (0-2)

Nd.2, Pogradeci – Skënderbeu, 3-2 (1-1)

Nd.3, Skënderbeu – Pogradeci

Play Out-Femra

11/4, Vllaznia – Lushnja, 3-0

16/4, Lushnja – Vllaznia, 12:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit