Pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani, që po luhet në “Air Albania” është mbyllur 0-1 për të kuqtë. Ky është derbi i fundit për këtë sezon dhe është i velfshëm për javën e 33-të në Abissnet Superiore.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një aksioni të shpejtë të të kuqve, ishte Rowan Human që dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Sidibe.
Në minutën e 35-të, Sembene gabon dhe detyron portierin Qirko të largojë keq topin. Myslovic provon të shënojë nga distanca, por nuk tregohet i saktë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund të pjesës të parë, 0-1 për të kuqtë.
Bardheblutë kanë dhe 45 minuta të tjera për të shpëtuar nga humbja, pasi kanë më shumë nevojë se kurrë për pikë, duke ditur situatën e vështirë në renditje. Partizani kërkon fitoren po ashtu, pasi është në garë për vendin e katërt që të dërgon në “Final Four”.







