Tirana triumfon në derbin ndaj Partizanit, Skënderbeu përmbys Pogradecin fqinj

11 Prill 2025
8:35
Telesport
back button

Skënderbeu dhe Tirana udhëheqin 1-0 serinë e gjysmëfinaleve play off në volejboll për femra pas fitoreve të arritura në sfidat e para. Në Korçë, ekipi i Skënderbeut mundi 3-1 fqinjët e Pogradecit (23-25, 25-23, 25-17, 25-20).

Një ndeshje që vendaset e nisën keq, por më pas korçaret arritën të përmbysin shifrat në tri setet e tjera. Gjithsesi, Pogradeci tregoi një lojë më të mirë se ajo e shfaqur në kampionat, duke synuar surprizën në këto takime.

Në Farkë, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas (25-20, 21-25, 25-20, 25-9). Një ndeshje e ekuilibruar për tri sete, ku të dyja ekipet dueluan fort me nëjra-tjetrën për fitoren.

Partizani u përpoq të befasojë vajzat bardheblu, që janë skuadra më në formë e momentit, por pa sukses. Në fund Tirana e rriti ndjeshëm nivelin e lojës së saj, duke mposhtur me meritë “të kuqtë” dhe synojnë finalet play off.

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1 (1-0)

Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1 (1-0)

13/4, Partizani – Tirana, 16:00

13/4, Pogradeci – Skënderbeu, 17:00

Play Out-Femra

11/4, Vllaznia – Lushnja, 16:00

16/4, Lushnja – Vllaznia, 12:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit