Në Tiranë, në sallën sportive “Feti Borova”, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për të rritur, një event që mirëpriti më të mirët e shtangës. Një event ku nuk munguan emocionet, rekordet kombëtare dhe rivaliteti, çka tregon për punën e mirë që po kryhet.
Ky turne ishte një test i mirë për shtangistët në prag të Europianit që zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, në mesin e prillit. Pjesëmarrësit treguan një nivel të lartë, ku pati një ndërthurje të mirë të shtangistëve me përvojë dhe atyre të rinj.
Në të dyja kategoritë, meshkuj e femra, triumfoi skuadra e Tiranës, ndërkohë që shtangistja Enkileda Carja e Flamurtarit dhe Briken Calja i Tiranës u shpallën më të mirët. Surprizë prania e 20-vjeçares nigeriane Sarah Matthew, kampione me Shkëndinë në peshën 86kg
Sipas Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, po punohet që ajo të garojë për ngjyrat kuqezi në të ardhmen. Spikatën edhe ekipet e Lushnjës e Shkëndisë, me kampionë kombëtarë. Ndërkohë, peshëngritësit do të vijojnë përgatitjet për Europianin.
Kampionet për femra
48kg, Anita Nurka (Tirana)
53kg, Desjana Koni (Partizani)
58kg, Mira Nazaj (Partizani)
63kg, Julia Alihasani (Tirana)
69kg, Enkileda Carja (Flamurtari)
77kg, Joana Skëndaj (Flamurtari)
86kg, Sarah Matthew (Shkëndija)
+86kg, Nansi Haxhiu (Tirana)
Renditja ekipore: Partizani, Tirana, Flamurtari
Sportistja më e mirë: Enkileda Carja
Kampionët për meshkuj
60kg, Marsel Dursi (Tirana)
65kg, Laurenc Hasko (Lushnja)
71kg, Sajmir Lagja (Vllaznia)
79kg, Briken Calja (Tirana)
88kg, Erkand Qerimaj (Tirana)
94kg, Ertjan Kofsha (Shtërmeni)
110kg, Rilind Hysa (Shkëndija)
+110kg, Franko Ferra (Elbasani)
Renditja ekipore: Tirana, Partizani, Vllaznia
Sportisti më i mirë: Briken Calja







