“Pas testeve të kryera sot nga stafi mjekësor i Real Madrid te lojtari ynë Lucas Vázquez, ai u diagnostikua me një dëmtim muskulor në tendinën e gjurit të majtë. Ai është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen në Manchester. Ne presim zhvillime të mëtejshme“.
Kjo është deklarata që u shfaq në faqen zyrtare të Real Madrid në lidhje me mbrojtësin spanjoll, i cili do të mungojë në ndeshjen e parë eliminatore të Champions League ndaj Manchester City, për të hyrë në fazën tjetër.
Një tjetër dëmtim në repartin e mbrojtjes për “merengues”, me trajnerin Carlo Ancelotti që tashmë duhet të bëjë pa lojtarë si Carvajal, Militao, Alaba dhe Rüdiger. Real Madrid, siç raporton “Marca”, ka pësuar 36 lëndime deri më tani këtë sezon, nga të cilat 26 janë muskulare dhe 10 janë trauma.







