Torassa në mes të katër rrugëve, gjyq në FIFA me një klub të falimentuar?

27 Shkurt 2019
18:55
Eraldo Harlicaj
back button

Një rrufe në qiell të hapur ishte ajo e falimentimit të klubit kinez të Yanbian Funde. Dy lojtarët e larguar nga Flamurtari, Albi Alla dhe Agustin Torassa mbeten pa pritur në qiell të hapur dhe pa ekip. I pari u sistemua më shpejt, pasi nënshkroi me ekipin e Shaanxi Chang Athletic Club, po në Kinë, në divizionin e dytë. 

Situata me Agustin Torassën është krejtësisht e kundërta, pasi lojtari mbetet krejtësisht në qiell të hapur dhe me shumë mëdyshje për të ardhmen, Nga njëri krah është problematika dhe ndarja shumë keq me ekipin e Flamurtarit, ndërsa nga krahu tjetër fakti që momentalisht është pa skuadër dhe në mes të 4 rrugëve. 

Përfaqësuesi i tij, Lorin Burba, ka folur në lidhje me situatën e Torassës dhe po mendon që ta çojë këtë çështje në FIFA për shkak të sjelljes së keqe nga klubi kinez. 

"Lojtari nënshkroi një parakontratë me Yanbianin dhe më pas ndërpreu bashkëpunimin me ish-klubin e tij, Flamurtarin. Në momentin që arrin në Korenë e Jugut për të nënshkruar kontratë, Yanbiani tërhiqet papritur. Lojtari im u la në mes të katër rrugëve pa asnjë arsye".

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit