Tottenham, trajneri mesazh të qartë klubit: Kemi nevojë për më shumë lojtarë për të qenë kompetitivë

23 Maj 2024
10:02
Telesport
back button

Ekipi i Tottenham siguroi një vend në Europa League sezonin tjetër. Sezoni i parë i trajnerit Ange Postecoglou në stolin e Spurs ishte në përgjithësi pozitiv, duke e klasifikuar skuadrën në vendin e pestë në Premier League.

Trajneri pranon se klubi duhet të rritë sforcot financiare dhe pretendimet gjatë muajve të verës, për të qenë gati për sezonin e ri. Fakti që Tottenham do të luajë në disa fronte kërkon një ekip më të fortë dhe të kompletuar.

Ne jemi edhe në Europë vitin e ardhshëm, kështu që do të ketë më shumë ndeshje për t’u luajtur. Kjo është padyshim një e metë që duhet ta përmirësojmë, për të krijuar një ekip sa më kompetitiv në të ardhmen”, tha Ange Postecoglou.

Ne kemi një plan në vend me të cilin jam shumë rehat, për sa i përket blerjeve dhe shitjeve që kemi menduar. Nëse të gjitha bashkohen, nuk e dini kurrë, por të kesh qartësi për atë që duhet të bëjmë e ndihmon procesin”, tha trajneri i Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit