Trajneri i Flamurtarit i habit të gjithë: Nuk jemi për mbijetesë, meritojmë më shumë!

24 Gusht 2019
21:25
back button

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Ai mendon se vlonjatët nuk duhet të dorëzohen, pasi kanë mundësi më shumë se mbijetesa. 

Humbja – “Më erdhi keq për djemtë, pasi nuk kishim fatin me vete. Shpresoj që avash-avash të ecim përpara. Më vjen keq, pasi kemi vetëm 10 ditë të grumbulluar”.

Objektivi – “Ne do të përpiqemi të vazhdojmë punën tonë. Do të përpiqemi të ecim para gjithmonë”. 

Mbijetesa – “Jemi shpejt të mendojmë për mbijetesën. Janë gjërat e vështira, por nuk duhet të mendojmë për mbijetesën. Nuk kemi objektiva të qarta, por shpresoj të pozicionohemi në vendin që na takon”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit