Trajneri i Gjermanisë nuk ndihet mirë që Woltemade zgjodhi Premier League

7 Shtator 2025
10:02
Telesport
back button

Julian Nagelsmann nuk është i sigurt nëse transferimi i Nick Woltemade te Newcastle është lëvizja e duhur, por uron të jetë kështu.

Trajneri i Gjermanisë, pas humbjes 2-0 të “Pancerave” me Sllovakinë, e ka komentuar kështu transferimin e sulmuesit gjerman për 90 mln euro në Premier League.

“Jam i lumtur kur lojtarët tanë luajnë shumë ndeshje dhe marrin shumë minuta. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi, theksoj se nuk është mirë për Bundesligën kur lojtarët më të mirë gjermanë shkojnë në Angli. Në këtë epokë e di se është normale, por nuk na bën mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit