Trajneri i skocezëve paralajmëron Gjermaninë: S’kemi ardhur për t’u bërë fresk organizatorëve

14 Qershor 2024
10:23
Telesport
back button

Europiani i futbollit që zhvillohet në Gjermani nis sot me sfidës mes kombëtares vendase dhe Skocisë. Natyrisht që kombëtarja gjermane është favorite, por trajneri i kombëtares skoceze deklaron se në fushë do të jetë një betejë e fortë.

Që nga dita që është hedhur shorti e dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë. Lojtarët tanë janë në formë dhe jemi përgatitur mirë. Duam të bëjmë historinë, duke kaluar fazën e grupeve”, tha Steve Clarke, trajneri i Skocisë.

Jemi të motivuar për këtë ndeshje hapëse të Europianit ndaj Gjermanisë. Ata luajnë në fushën e tyre, por ne nuk kemi ardhur deri këtu për pushime. Jemi krenarë që luajmë në Europian”, tha Clarke.

Të shohim një herë fazën e grupeve dhe kjo sfidë ka rëndësi për vijueshmërinë. Shumica e ekipit tim ka luajtur ndeshje të nivele të larta dhe jam i sigurt se do ta menaxhojmë si duhet emocionin”, u shpreh Clarke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit