Trajneri serb shpallet më i miri i muajit mars në “Abissnet Superiore”

4 Prill 2026
19:16
Telesport
back button

Trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në kampionatin “Abissnet Superiore”. Përzgjedhja është bërë nga Drejtoria Teknike e FSHF, ndërsa trofeu iu dorëzua nga Alban Tafaj, specialist i Departamentit të Edukimit në FSHF, para ndeshjes Dinamo City – AF Elbasani në “Air Albania”.

Gjatë marsit, AF Elbasani regjistroi rezultate të shkëlqyera, duke fituar dy ndeshje ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, dhe barazuar një takim me Egnatian.

Ky trofe vjen si vlerësim për punën e trajnerit Gvozdenovic dhe për përkushtimin e ekipit, që vazhdon të jetë një nga pretendentët kryesor në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit