“Troket” UFC-290: Dy duele për titull dhe një eliminator, në Las Vegas eventi i shumëpritur

4 Korrik 2023
13:00
Telesport
back button

Më 8 korrik, në Las vegas, do të zhvillohet eventi UFC-290 në artet marciale mikse, një nga eventet më të shumëpritura të këtij sezoni. Në kafaz do të zbresin disa nga yjet e këtij sporti, teksa do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote dhe një duel eliminator.

Kështu, në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg) do të përballen kampioni i botës në fuqi, australiani Alexander Volkanovski (25 fitore, 2 humbje) dhe sfidanti meksikan Yair Rodriguez (15 fitore, 3 humbje, 1 duel pa rezultat). Volkanovski rikthehet në këtë peshë pas humbjes që pësoi me Makhachev në peshën e lehtë në shkurt të këtij viti.

Në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg), kampioni i botës në fuqi, amerikani Brandon Moreno (21 fitore, 6 humbje, 2 barazime) do të mbrojë titullin ndaj brazilianit Alexandre Pantoja (25 fitore, 5 humbje). Kjo është hera e dytë që do të përballen dy sportistët, me brazilianin që ka fituar 5 vite më parë e shpreson të triumfojë sërish, për të fituar titullin.

Interesante edhe sfida mes australianit Robert Whittaker e afrikano-jugorit Dricus de Plessis në peshën e mesme. Një duel eliminator, pasi fituese do të ketë mundësi të duelojë në fund të vitit për titullin kampion të këtij Divizioni. Në total, në këtë event janë 14 duele.

UFC-290, sfidat kryesore

Alexander Volkanovski-Yair Rodriguez

Brandon Moreno-Alexandre Pantoja

Robert Whittaker-Dricus de Plessis

Jalin Turner-Dan Hooker

Bo Nickal-Tresean Gore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit