Si mund të jesh i ri, i pasur dhe i famshëm, por të mos njohësh lumturinë e vërtetë? Sipas nënës së Kylian Mbappé, 26-vjeçarit të Real Madridit dhe kombëtares franceze, ai është prova se mund të jesh dramatikisht i vetmuar edhe kur ke gjithçka. Fayza Lamari e përshkruan djalin e saj si dikush që nuk e gjen lumturinë dhe herë-herë drejton një makinë të vjetër për të shijuar privatësinë. “Kylian as mund të ecë më nëpër rrugë. Kjo më trishton”, – thotë ajo.
Vitin e kaluar, gjatë periudhës së vështirë, ajo e pyeti nëse mendonte për ndonjë të dashur. Kyliani iu përgjigj: “A shikon ndonjë femër në këtë kaos?” Mamaja thotë se e vozit djalin nëpër periferi me një “Peugeot 206, vetëm që të ndiej si është jeta e zakonshme: “Sot, Kyliani nuk mund të ecë as në rrugë si njeri i zakonshëm… Kjo më bën të ndihem shumë keq”.
Mbappé e ka nisur këtë sezon te Real Madridi me 14 gola dhe 2 asistime në 10 ndeshje. Fayza tregon gjithashtu vuajtjen gjatë hetimit të pabazuar për ngacmim seksual të pretenduar në Stokholm: “I besoja Kylian, por e pyeta: E bëre? Ai më tha: A mbarove me deliret e tua? Ishte udhëtimi i vetëm që nuk e organizuam dhe paguam çmimin”.







