Tudor, i marrosur pas Yildiz: Te brezat e rinj, personaliteti nuk është i mirëqenë

13 Qershor 2025
8:06
Alfred Lleshi
back button

Igor Tudor, trajneri i Juventusit, ka dhënë një intervistë për kanalet e FIFA-s në prag të Kampionatit Botëror për Klube, që është gati të nisë. Ndër temat për të cilat u pyet trajneri kroat ishte edhe sulmuesi dhe numri 10 i tij, Kenan Yildiz:

“Ka lojtarë që dinë të shënojnë dhe të japin asiste, ata bien më shumë në sy. Sidoqoftë, një miks mes numrit 9 dhe 10 si ai, që sheh portën, por di edhe të të bëjë të luash mirë, janë të rrallë. Ai ka një dhunti; mentalitetin, të qenit i përfshirë në çdo stërvitje dhe ushtrim, pa frikë. Personaliteti duhet të kultivohet dhe të kërkohet te lojtarët, nuk është i mirëqenë te brezat e rinj”.

Po Kampionati Botëror për Klube, çfarë do të jetë për Juventusin? Çfarë pret klubi bardhezi nga kjo aventurë në SHBA? Tudor e shpjegon kështu dëshirën e të tijve: “Do të jetë diçka e re, e bukur, emocionuese. Para së gjithash, sepse është hera e parë, pastaj sepse ka shumë skuadra të forta në këtë turne.

Është një nga ato gjëra që i imagjinoje kur ishe fëmijë, një sfidë për të parë kush është më i forti. Tani janë të gjithë më të mirët në botë bashkë, është bukur edhe për t’u parë, jo vetëm për t’u luajtur. Po, jemi të emocionuar.

Secili ka pritshmëri maksimale, Juventusi gjithmonë luan për të fituar. Do të shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të luftuar ndeshje pas ndeshjeje. Futbolli bashkon, topi është lodra më e bukur e shpikur ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Na bashkon të gjithëve në fushë, nuk njeh dallime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit