Tudor marrëveshje me Juventus, firmos kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2027

12 Qershor 2025
11:36
Telesport
back button

Juventus do të niset për në SHBA të shtunën dhe John Elkann, me drejtuesit e tjerë, para seancës së fundit stërvitore i kanë dhënë lamtumirën skuadrës në funksion të udhëtimit për në Botërorin e klubeve.

Ndërkohë, mes pankinës dhe sulmit, po lind Juventus i së ardhmes. Një ditë pas konferencës për shtyp për të prezantuar menaxherin e ri të përgjithshëm Damien Comolli, Juventus është gati të hedhë hapat e parë në merkaton e transferimeve.

Duke nisur nga trajneri, me Igor Tudor, i cili vetëm dje u konfirmua si trajner i skuadrës edhe për sezonin 2025/2026. Gjithçka u vendos në takimin mes klubit bardhezi dhe agjentit të trajnerit, Antonhy Seric.

Mësohet se është rënë dakord për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027, me opsion edhe për një sezon tjetër (2028). Nënshkrimi do të jetë së shpejti, me shumë gjasa pas mbërritjes së skuadrës në Itali pas Botërorit amerikan

Lajme të tjera

Lajmet e fundit