U largua nga UFC, Nate Diaz zbulon aventurën e re, gati të duelojë në WWE

21 Shtator 2022
13:23
Telesport
back button

Pasi zhvilloi sfidën e fundit në kafaz, në eventin UFC-279, veterani i arteve marciale mikse Nate Diaz ka vendosur të nisë një aventurë të re. Dhe, me shumë gjasa, ai do të kalojë në WWE (World Wrestling Entertainment).

Fotoja e postuar së fundi në rrjetet sociale me disa nga drejtuesit e këtij sporti lë të mendosh se “gangsteri” amerikan është gati për këtë nismë të re. Një sport që do ta ndihmonte edhe financiarisht Nate Diaz, shpesh i pakënaqur nga pagesat e UFC-së.

Nate Diaz ka takuar drejtuesit e WWE, Paul Levesque dhe Stephanie McMahon, që duket se e mirëpresin luftëtarin, një personazh i njohur dhe i dashur nga amerikanët. Duket se palët do të nisin një bashkëpunim, që pritet të jetë fitimprurës për të gjithë.

Në planet e Diaz është edhe një sfidë boksi me Jake Paul, një nga personazhet e njohura të YouTube. Dy sportistët shpesh e kanë kërkuar një përballje të tillë në rrjetet sociale, por që mund të organizohet vitin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit