U rikthye në fushë pas 318 ditësh, Carvajal kapiten dhe i motivuar: Emocionuese të luash në Bernabeu pas kaq kohësh

21 Gusht 2025
10:51
Telesport
back button

Dani Carvajal u rikthye në fushën e “Santiago Bernabéu”, 318 ditë pasi pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë loje për një kohë të gjatë. Kapiteni i Real Madrid hyri në fushë në minutën e 68-të në vend të Trent Alexander-Arnold gjatë ndeshjes hapëse të La Liga kundër Osasuna.

Mbrojtësi veteran ka komentuar emocionalisht këtë rikthim: “Ta nisësh me këmbën e duhur është thelbësore. E dinim që nuk ishim të përgatitur mirë dhe ritmi u ngadalësua ndërsa loja përparonte, por arritëm ta kontrollonim ndeshjen“.

Ishte një ditë e veçantë, ndjeva ngrohtësinë e tifozëve që në nxehmje. I falënderoj që ishin aty gjatë këtyre 318 ditëve të gjata. Tani jam këtu dhe shpresoj të jap performanca të shkëlqyera dhe të ndihmoj në fitimin e titujve“, tha Carvajal.

Carvajal pritet të marrë edhe shiritin e kapitenit: “Të drejtosh këtë ekip është një shpërblim pas kaq shumë vitesh pune. Dua ta bëj me krenari dhe respekt për shokët e mi të ekipit, duke u përpjekur të ndërtoj një grup fitues“.

Ai do të rivalizojë me Alexander-Arnold për fanellën e titullarit: “Është një sfidë stimuluese që do të na përmirësojë të dyve. U them të ardhurve të jenë të vendosur, punoni shumë dhe mendoni gjithmonë për interesat më të mira të ekipit”.

Së fundmi, për marrëdhënien e tij me trajnerin e ri Xabi Alonso, tha: “Ne flasim shumë, secili prej nesh i di rolet e veta dhe jemi këtu për të ndjekur idetë e tij. Ndihem gati dhe i motivuar për të dhënë gjithçka“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit