UFC 249: Cejudo është i pamposhtur, kampioni bën deklaratën shokuese pas fitores

10 Maj 2020
9:31
Eraldo Harlicaj

Henry Cejudo nuk e vuri në dyshim për asnjë moment titullin e tij kundër Dominick Cruz. Xherdani për peshën Bantamweight u vendos në ringun e UFC-249, por nuk zgjati shumë, pasi shtatshkurtri dominoi totalisht.

Ai e mbylli ndeshjen me TKO duke mbrojtur titullin. Sfida nuk shkoi më gjatë se raundi i dytë, pasi Cruz nuk i mbijetoi dot goditjeve të kampionit. “I çmenduri” Cejudo bëhet i dyti luftëtar që mbron dy tituj në dy kategori të ndryshme pas Daniele Cormier. Më shumë se sa vetë ndeshja, deklarata e kampionit absolut shokoi botën e këtij sportit.

“Kam punuar dhe sakrifikuar që në moshën 11-vjeçare për MMA. Jam i lumtur me karrierën time dhe kam bërë mjaftueshëm. Po tërhiqem sot, Joe. Jam 33 vjeç tani dhe dua të krijoj familje. ‘Xhaxhi’ Dani faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe sportin tonë. Nuk keni se pse të dëgjoni më për b*thën time tani”, – një deklaratë që gjeti të papërgatitur dhe numrin një të UFC-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit