UFC-253 në “fight island”, sfida e të pamposhturve për titullin kampion

22 Shtator 2020
11:03
Telesport
back button

Më 26 shtator rikthehen eventet e mëdha të arteve marciale mikse. Në “Fight Island” (ishullin e luftimeve) në Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-253.

Përballja kryesore e këtij eventi është ajo për titullin kampion bote në peshën e mesme, mes kampionit në fuqi Israel Adesanya (nigerian me pasaportë neo-zelandeze) dhe brazilianit Paulo Costa.

Të dy sportistët janë të pamposhtur në kafaz.

Një sfidë që konsiderohet e fortë për Adesanya (19 fitore e 0 humbje), pasi përballë ka një kundërshtar që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në karrierën e tij (13 fitore e 0 humbje për Costa).

Duelet e eventit UFC-253 (26 shtator-Abu Dhabi)

Israel Adesanya vs. Paulo Costa

Dominick Reyes vs. Jan Blachowicz

Kai Kara-France vs. Brandon Royval

Ketlen Vieira vs. Sijara Eubanks

Hakeem Dawodu vs. Zubaira Tukhugov

Brad Riddell vs. Alex Da Silva

Diego Sanchez vs. Jake Matthews

Ludovit Klein vs. Shane Young

Aleksa Camur vs. William Knight

Juan Espino vs. Jeff Hughes

Khadis Ibragimov vs. Danilo Marques

Lajme të tjera

Lajmet e fundit