Luftëtari kamerunas i arteve marciale mikse Francis Ngannou, kampion bote në peshën e rëndë, ka bërë me dije se gjysmën e shpërblimit që do të marrë nga eventi UFC-270, ku ai do të duelojë ndaj francezit Cyril Gane, do ta marrë në bitcoin.
Ky event do të zhvillohet këtë të diel në Kaliforni dhe Ngannou ka vendosur të investojë në kriptomonedhat, që konsiderohet si paraja e së ardhmes. Kjo do të jetë hera e parë që kamerunasi do të mbrojë titullin e fituar vjet ndaj Stipe Miocic.
“Mendoj se bitcoin mund të punësojë njerëz kudo në botë. ndaj, mezi pres të jem pjesë e kësaj zgjedhje, duke marrë gjysmën e shpërblimit në kriptomonedha. Dua që ta bëj bitcoin më të aksesueshëm te fansat e mi”, tha Ngannou.
Ai pritet të marrë 300 mijë dollarë në kritomonedha.
I believe bitcoin can empower people everywhere. So I’m excited to partner w/ @CashApp to take half my #UFC270 purse in bitcoin. I want to make bitcoin more accessible to my fans, so I’m giving out $300K in bitcoin! Follow @CashApp + drop your $cashtag w/ #PaidInBitcoin pic.twitter.com/8JEvJ1UYu1
— Francis Ngannou (@francis_ngannou) January 18, 2022