UFC-274/ Esparza mposht Namajunas, rikthehet kampione e botës pas 8 vitesh

8 Maj 2022
10:21
Telesport
back button

Luftëtarja 34-vjeçare amerikane Carla Esparza është kampionia e re e botës në peshën “strawweight” në artet marciale mikse. Ajo mposhti me vendim jo-unanim të gjyqtarëve patrioten e saj Rose Namajunas në eventin UFC-274, zhvilluar sot në Feniks (Amerikë), pas 5 raundesh plot emocione e rivalitet.

Dy nga gjyqtarët ia dhanë fitores Carla Esparza (49-46, 48-47), ndërsa vetëm njëri ishte në favor të Rose Namajunas (47-47), që dorëzon kështu titullin kampion. Kjo është hera e dytë që Esparza mposht “Thug Rose” në kafaz, teksa e ka mundur edhe 8 vite më parë, kur duelonin po për titullin.

Asokohe jepej titullin i parë në historinë e këtij Divizioni dhe Esparza (19 fitore e 6 humbje në kafaz) ishte kampionia e parë, titull të cilin e rifiton pas 8 vitesh. Kjo është hera e dytë që Namajunas (11 fitore e 5 humbje në kafaz) e humbet këtë titull, në një duel ku ajo nuk dha atë që pritej.

Esparza ruajti distancën në kafaz, duke mos lënë rivalen e saj të afrohej, sidomos në tri raundet e para, që ishin më të ekuilibruar. Në të katërtin ajo arrin të japë disa grushte dhe kapje ndaj rivales së saj dhe siguron titullin. Ndërsa Namajunas nuk arrin të reagojë ashtu si duhet, mos mos bindur as gjyqtarët me paraqitjen e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit