UFC-284, Dana White: Ky event do të thyejë rekordet, edhe atë të McGregor

9 Shkurt 2023
13:35
Telesport
back button

Këtë fundjavë, në Australi, do të zhvillohet eventi UFC-284 në artet marciale mikse. Në këtë event do të zhvillohet dueli i madh për titullin kampion të peshës së lehtë mes kampionit të këtij Divizioni, rusit Islam Makhachev dhe australianit Alexander Volkanovski. Edhe ky i fundit është kampion bote, por në peshën “featherweight”.

Për presidentin Dana White, kjo përballje mes dy kampionëve të botës, ndër më të mirët aktualisht në botë, e bën këtë event mjaft interesant.

Është një duël përbindëshash dhe mendoj se do të jetë një ndër pesë eventet më të shitura në historinë e UFC-së. Deri më tani, blerjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë) kanë shkuar jashtëzakonisht mirë. Mund të ndodhë që ky event të theyjë edhe rekordin e Conor McGregor për shitjet PPV”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit