UFC-284/ Khabib “braktis” nxënësin e tij para sfidës delikate për titullin

10 Shkurt 2023
11:53
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, rusi Islam Makhachev, do të jetë pa trajnerin e tij Khabib Nurmagomedov, në duelin që do të zhvillojë më 12 shkurt ndaj australianit Alexander Volkanovski. Kjo sfidë, e vlefshme për eventin UFC-284, do të zhvillohet në Perth të Australisë. Të dy luftëtarët janë kampionë bote, pasi Volkanovski mban titullin e peshës “featherëeight”.

31-vjeçari Makhachev, për herë të parë do të mbrojë titullin e fituar vjet në tetor ndaj Oliveira në Brazil dhe tani përgatitet për një duel tjetër të vështirë. Ai s’do të ketë në krah legjendën Khabib Nurmagomedov, trajnerin e tij, që në janar vendosi të heqë dorë edhe nga trajnimi, për të qëndruar më shumë me familjen e tij.

Flas çdo ditë me Khabib në telefon. Më pyet për gjithçka për peshën, si ndihem, çfarë po ha etj. Është ai që përgatit planin tim, se si të humbas peshën para duelit. Më ka mësuar shumë. Ai nuk do të jetë në këtë duel, por në çdo moment më jep këshilla. Për mua është si vëlla dhe e ndjej sikur e kam këtu. Nuk do ta zhgënjej”, tha Islam Makhachev për ESPN.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit