UFC-288/ Sterling mbron titullin kampion, mposht Cejudo me vendim shumice

7 Maj 2023
9:16
Telesport
back button

Aljamain Sterling (23 fitore, 3 humbje) ka mbrojtur sot titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), pas fitores me vendim shumice ndaj Henry Cejudo. Dueli mes dy kampionëve të botës së këtij Divizioni u zhvillua në në Nju Xhersi dhe ishte mjaft i fortë dhe emocionues deri në fund.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Sterling (48-47, 48-47), ndërsa njëri i dha fitoren Cejudo (48-47), duke bërë që humbësi të mbesë i pakënaqur nga vendimi. Cejudo (16 fitore e 3 humbje) rikthehej në kafaz pas tri vitesh, teksa dikur ka qenë kampion i këtij Divizioni, kur vendosi të largohej.

Ai dueloi fort ndaj Sterling, por pa mundur t’ia rrëmbejë titullin. Kjo është fitorja e shtatë radhazi për Aljamain Sterling , që mbron për të tretën herë titullin. Gjithsesi, për të nuk ishte e lehtë, pasi të dy luftëtarët dhuruan një ndeshje të fortë, me grushte, kapje e shkelma, duke e lënë të hapur emrin e fituesit deri në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit