UFC-288 zbarkon në Nju Xhersi, dy kampionë bote sfidë për një titull

2 Maj 2023
12:21
Telesport
back button

Më 6 maj, në Nju Xhesi (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-288 në artet marciale mikse. Një tjetër event i rëndësishëm për UFC-në, teksa sfida e tij kryesore është ajo mes Aljamain Sterling dhe Henry Cejudo.

Sterling (22 fitore e 3 humbje në karrierë) është kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg). Ai ka fituar 6 sfidat e fundit në kafaz dhe do të mbrojë titullin për të tretën herë në karrierë.

Përballë tij një rival i fortë si Henry Cejudo, që rikthehet në kafaz pas tri vitesh mungesë. Cejudo (16 fitore e 2 humbje në karrierë), ish-kampion bote në peshën “bantamweight” dhe atë “flyweight” (pesha deri 57kg), synon të rikthehet në majë. Mungesa e gjatë mund ta penalizojë disi, por përvoja nuk i mungon.

Në kafaz në këtë event do të duelojë edhe ish-kampionia e botës Jessica Andrade si dhe një tjetër emër i njohur si Gliber Burns.

Sfidat kryesore tw UFC-288

Aljamain Sterling – Henry Cejudo

Bilal Muhammad – Gilbert Burns

Jessica Andrade – Yan Xiaonan

Movsar Evloev – Bryce Mitchell

Kron Gracie – Charles Jourdain

Lajme të tjera

Lajmet e fundit