UFC-290 dhuron spektakël në Las Vegas, një kampion i ri dhe një konfirmim, ja rezultatet

9 Korrik 2023
7:34
Telesport
back button

Në Las Vegas, u zhvillua sot eventi UFC-290 në artet marciale mikes, një ngjarje e shumëpritur, pasi zhvilloheshin dy duele për titull. Kështu, në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg), australiani Alexander Volkanovski (26 fitore e 2 humbje), fitoi me KO teknik në raundin e tretë ndaj meksikanit Yair Rodriguez (15 fitore, 4 humbje e 1 duel pa rezultat).

Një duel i dominuar nga Volkanovski, që falë përvojës arriti ta dominojë sfidën, duke e merituar fitoren. Grushtet e shkelmat e tij e vunë në vështirësi Rodriguez, që nuk arriti dot të përballojë furinë e kampionit të botës.

Në peshën “flyweight”, (pesha deri 57kg) kemi një kampion të ri bote. Braziliani Alexandre Pantoja (26 fitore e 5 humbje) mundi me vendim jo-unanim amerikanin Brandon Moreno (21 fitore, 7 humbje e 2 barazime), në një duel të hapur dhe me shumë rivalitet deri në fundin e tij.

Një nga gjyqtarët i dha fitoren Morento (49-46), ndërsa dy të tjerët ia dhanë fitoren Pantoja (48-47, 48-47), që në këtë mënyrë shpallet kampion bote. Braziliani përsëriti fitoren e 5 viteve më parë, duke u konfirmuar si “macja e zezë” për Moreno, që mbeti i pakënaqur nga vendimi i gjyqtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit