UFC-298/ Matadori i pamposhtur spanjoll kërkon titullin ndaj kampionit australian

13 Shkurt 2024
13:31
Telesport
back button

Në Anaheim të Kalifornisë do të zhvillohet këtë fundjavë (17 shkurt) eventi UFC-298 në artet marciale mikse. Gjithsej janë 12 duele të programuara për këtë event.

Dueli kryesor i këtij eventi është ai për titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg) për meshkuj. Përballë njëri-tjetrit në kafaz janë kampioni i botës në fuqi, australiani Alexander Volkanovski dhe spanjolli Ilia Topuria.

Kjo është hera e gjashtë që Volkanovski (26 fitore e 3 humbje) mbron titullin e këtij Divizioni, ndërkohë që ai vjen nga humbja ndaj Islam Makhachev, ku synonte të bëhej kampion i dyfishtë i botës.

Topuria, 27 vjeç, nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij (14 fitore) dhe për herë të parë duelon për titullin kampion bote. ndaj, pritet një përballje interesante mes dy sportistëve.

Në kafaz në këtë event do të ngjiten edhe disa personazhe të njohura si Robert Whitaker, Henry Cejudo, Ian Machado etj.

UFC-298, duelet kryesore

Alexander Volkanovski-Ilia Topuria

Robert Whitaker-Paulo Costa

Geoff Neal-Ian Machado Garry

Merab Dvalishvili-Henry Cejudo

Anthony Hernandez-Roman Kopylov

Lajme të tjera

Lajmet e fundit