UFC-298/ Matadori spanjoll mbetet i pamposhtur, shpallet kampion bote në peshën “pupël”

18 Shkurt 2024
9:19
Telesport
back button

Në Anaheim të Kalifornisë u zhvillua sot eventi UFC-298 në artet marciale mikse, që kurorëzoi spanjollin Ilia Topuria si kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg). Ai mundi me KO në raundin e dytë australianin Alexander Volkanovski.

Për “matadorin” Topuria ky është suksesi i 15-të në karrierën e tij, ku nuk njeh asnjë humbje, duke qenë kështu “mbret” i këtij Divizioni. Sportisti me origjinë gjeorgjiane, por që garon për Spanjën, e meritoi fitoren, pasi e dominoi duelin në kafaz.

Disa grushte të fuqishme gjetën të papritur Volkavonski, që ra në tapet dhe më pas ndërhyri gjyqtari që ndali duelin, për t’i dhënë fitoren e merituar Topuria. Për australianin kjo është humbja e 4-t në karrierë, ndërkohë që numëron edhe 26 fitore.

Volkanovski e kishte mbrojtur pesë herë titullin e kësaj peshe, por këtë herë nuk pati asnjë shans të mposhtë Topuria. Epërsia e “matadorit “ spanjoll, ishte e madhe, që po bën ligjin në këtë division, duke qëndruar i pamposhtur në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit