UFC-302: Ikonat Makhachev dhe Poirier për titullin e peshës së lehtë, rikthehet edhe Khabib

29 Maj 2024
14:07
Telesport
back button

Më datën 1 qershor, në New Jersey (Amerikë), do të zhvillohet eventi UFC-302 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes, pasi sfida kryesore është ajo për titullin kampion në peshën e lehtë mes rusit Islam Makhachev dhe sfidantit amerikan Dustin Poirier.

Dy luftëtarë të fortë dhe që kanë një karrierë të pasur në UFC, ndaj dhe pritet një përballje e bukur. Makhachev, 25 fitore e 1 humbje në kafaz, nuk humbet prej 13 duelesh (hera e vetme në vitin 2015) dhe do ta mbrojë për të tretën herë titullin e këitj Divizioni.

Përballë tij është një ikonë e këtij sporti si Poirier, 35 vjeç, që numëron 30 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat në kafaz. Kjo është hera e tretë që luftëtari amerikan synon titullin e këtij Divizioni, pasi ka humbur dy herë shansin ndaj Khabib Nurmagomedov dhe Charles Oliveira.

Interesant fakti se legjenda Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në karrierën e tij, do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë si trajneri i Islam Makhachev. Ai rikthehet pas dy vitesh në këtë detyrë. Në këtë event do të duelojë edhe ish-kampioni i botës në peshën e mesme Sean Strickland.

UFC-302, duelet kryesore

Islam Makhachev – Dustin Poirier

Sean Strickland – Paulo Costa

Kevin Holland – Michal Olekseijczuk

Jailton Almeida – Alexander Romanov

Randy Brown – Elizeu dos Santos

Lajme të tjera

Lajmet e fundit