UFC-302/ Makhachev dominon dhe mposht Poirier, mbron titullin kampion në peshën e lehtë

2 Qershor 2024
9:26
Telesport
back button

Luftëtari rus Islam Makhachev mbrojti titullin kampion bote në peshën e lehtë, pas fitores me “submission” në raundin e pestë ndaj Dustin Poirier. Sfida u zhvillua në Nju Xhersi dhe ishte përballja kryesore e eventit UFC-302.

Një duel mjaft i fortë dhe i ekuilibruar në minutat e fundit të sfidës, që pritej të shkonte drejt një vendimi të gjyqtarëve. Por, në fundin e saj, Makhachev arriti të kapë për qafe rivalin e tij dhe të fitojë, duke mbrojtur titullin.

Edhe pse rusi dukej më superior në kafaz, Poirier (30 fitore, 9 humbje e 1 duel pa rezultat), dukej se ishte në gjendje ta përballonte ritmin. Poirier ishte më shpesh në mbrojtje, ndaj dhe Makhachev (26 fitore e 1 humbje) e meritonte fitoren.

Rusi e mbrojti për herë të tretë titullin kampion të këtij Divizioni, ndërkohë që këtë herë kishte në stafin e tij edhe Khabib Nurmagomedov. Ndërsa për amerikanin kjo ishte hera e tretë që zhgënjen në një duel për titull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit